Siguria në rajon, ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë në Sarajevë, planifikon ta vizitojë edhe Kosovën

  • G.G /
  • 04 May 2022 - 11:07
Siguria në rajon, ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë në Sarajevë, planifikon ta vizitojë edhe Kosovën

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, do ta vizitojë sot Bosnje e Hercegovinën ndërkaq janë të planifikuara edhe vizitat në Kosovë e Serbi shkruan N1.

Në Bosnje e Hercegovinë delegacioni gjerman do të pritet nga ministri i Mbrojtjes, Sifer Podziq.

Sipas ambasadës gjermane në Sarajevë, ministrja gjermane e Mbrojtjes, do ta takojë komandantin e EUFOR-it, Gjeneralmajor Anton Wessely në kampin Butmir.

Bisedimet do të fokusohen në situatën aktuale politike dhe të sigurisë në Evropë dhe impaktin në Ballkanin Perëndimor.

(Kosova Sot Online)