Klinaku nga OVL-UÇK me thirrje ndaj deputetëve: Mos veproni kundër vlerave të lirisë

  • E.K /
  • 04 May 2022 - 22:45
Klinaku nga OVL-UÇK me thirrje ndaj deputetëve: Mos veproni kundër vlerave të lirisë

Faton Klinaku nga OVL-UCK ka kërkuar nga deputetët që nesër në Kuvend si pikë 5 e rendit të ditës është paraparë që të diskutohet rreth pagës minimale, ku me anë të projektligjit, tentohet që të ndryshohen ligje që t'i heqin veteranët e luftës nga rritja e pagës minimale.

"Kjo qeveri mashtruese, duhet ta ketë parasysh se me këtë po bën edhe shkelje kushtetuese", ka shkruar ai.

"Prandaj, deputetë të nderuar, ju bëj thirrje që mos t'iu përdor Albin Kurti si mashë e kundër vlerave të lirisë, dhe ta keni parasysh se kjo gjë do të kundërshtohet me protesta nga ana jonë", ka shkruar ai në reagim.

(Kosova Sot Online)