Ngacmonte vajzat përmes rrjeteve sociale – arrestohet i dyshuari në Junik

  • E.K /
  • 05 May 2022 - 09:40
Ngacmonte vajzat përmes rrjeteve sociale – arrestohet i dyshuari në Junik

Një person është arrestuar të mërkurën në Junik pasi dyshohet për veprën penale të ngacmimit.

Sipas policisë, i njëjti përmes rrjeteve sociale ka ngacmuar disa ankuese vajza.

“Junik, 04.05.2022 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që përmes rrjeteve sociale, ka ngacmuar disa ankuese femra”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)