Ramush Haradinaj udhëton nesër për vizitë nëntë ditore në Amerikë

  • E.K /
  • 05 May 2022 - 11:24
Ramush Haradinaj udhëton nesër për vizitë nëntë ditore në Amerikë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të udhëtojë nesër drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Se Haradinaj do të shkojë në SHBA e ka konfirmuar deputeti i kësaj partie, Pal Lekaj.

Sipas tij, Haradinaj do të qëndrojë nëntë ditë atje.

“Do të qëndrojë për afro nëntë ditë. Kjo i bën mirë Kosovës, sepse zotëri Haradinaj është përkrahës i SHBA-së, sidomos kur kogja shumë janë ftohur raportet ndërmjet Qeverisë Kurti dhe SHBA-së”, ka deklaruar Lekaj.

(Kosova Sot Online)