“Hitleri kishte gjak hebre”, Putin kërkon falje për deklaratat e Lavrovit
“Hitleri kishte gjak hebre”, Putin kërkon falje për deklaratat e Lavrovit
Izraeli ka bërë me dije se Vladimir Putin ka kërkuar ndjesë për deklaratat e ministrit të Jashtëm rus, i cili tha se Adolf Hitleri ka pasur “gjak hebre”.
Sipas zyrës së shtypit të Kryemnistrisë izraelite, Presidenti i Rusisë ka telefonuar kryeministrin e Izraelit, Naftali Bennett, për t’i kërkuar falje.
Sergey Lavrov tha gjatë fundjavës se diktatori nazist Adolf Hitler kishte “gjak hebre”. Këtë koment e bëri në tentativë për të krahasuar Hitlerin me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili është me prejardhje hebreje.
(Kosova Sot Online)
