Ndryshim moti gjatë fundjavës, ky është parashikimi

  • E.K /
  • 06 May 2022 - 08:14
Ndryshim moti gjatë fundjavës, ky është parashikimi

Prishtina Weather ka njoftuar se nga sot do të ketë mundësi për riga lokale shiu.

Por, nga e diela, pritet të ketë mot më stabil dhe me më shumë diell.

Nga dita e premte do të ketë shtim të vransirave, e pasdite dhe në mbrëmje, vende-vende paraqiten edhe kushte për riga lokale shiu. Mundësi për shi priten edhe ditën e shtunë. Nga dita e diel, sërish mot më stabil dhe më shumë diell.

Cilësia e ajrit, kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme.  Vetëm orëve të mbrëmjes vende-vende vlerat e çastit mund të kalojnë edhe në të dobëta.

5.05 – Më ngrohtë, kryesisht me diell.  Ditën vransira kalimtare, e përreth viseve malore nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.

6.05 – Kryesisht me vransira e ngrohtë, me mundësi për riga lokale shiu.

7.05 – Kryesisht me vransira, e mundësi për riga lokale shiu.

8.05 – Ngrohtë e kryesisht me diell.

9.05 – Kryesisht me diell dhe ngrohtë.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 6C e 10C, e maksimalet ndërmjet 20C e 22C.

Era frynë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga juglindja 5-11m/s.

Shtypja atmosferike mbetet më e lartë mbi vlera normale dhe luhatet në këto vlera të larta.

(Kosova Sot Online)