Përfaqësuesit e deritashëm të kërcënuar nga Serbia, anashkaluan paturpshëm dosjen e krimeve të luftës

Përfaqësuesit e deritashëm të kërcënuar nga Serbia, anashkaluan paturpshëm dosjen e krimeve të luftës
Përfaqësuesit e deritashëm të kërcënuar nga Serbia, anashkaluan paturpshëm dosjen e krimeve të luftës

Shefik Shkodra

  • 06 May 2022 - 07:54

Shkruan: ANALISTI- Shefik Shkodra

Jemi lutur që bëhet ndonjë padi për gjenocidin në Kosovë nga ushtria dhe pjesët tjera të Serbisë. Për këtë nuk ka dëgjuar askush prej atyre që është dashur të mendojnë për këtë çështje. Asnjë akuzë për sa vite që i kemi kaluar pas luftës. Material ka pasur dhe mundësitë kanë ekzistuar që të bëhet akuza kundër Serbisë. Jo veç që ka qenë rendi, por edhe realiteti. Dhe kërkesa për të pagjeturit është heshtur, në të kundërtën, është dashur kaherë që të futet në agjendën e këtyre bisedimeve. Dhe jo vetëm kaq, por edhe të problematizohet në rast nevoje për kaq kohë. Problemi ka qenë të përfaqësuesit kosovarë, të cilët si duket kanë qenë të kërcënuar dhe të trembur nga Serbia.

-Qytetarët askujt nuk duhet t’i japin besimin për udhëheqje të shtetit, nëse ata/ato nuk janë të denjë për të përfaqësuar fjalën, qëndrimin dhe vendosmërinë e tyre. Zgjatja e dialogut me kaq vite ka shkaktuar dëm për Kosovën. Kemi shkruar disa herë më herët, kur nuk e kemi pasur të qartë çfarë do të jetë në ardhmen fati i Kosovës dhe qytetarëve të saj. E kemi potencuar se, do të duhej të ishim të informuar më drejt dhe me kohë për çdo gjë. Dhe njoftimet kanë qenë të pakta në biseda me përfaqësues të Serbisë në Bruksel, jo transparente ose aspak të paqarta. Punët që mbeten sot për nesër apo asnjëherë, janë pasojë e dembelisë, e frikës, e mosdijes dhe e një “shkel e shko” në atë që do të duhej të ndërtohet. Jemi lutur që bëhet ndonjë padi për gjenocidin në Kosovë nga ushtria dhe pjesët tjera të Serbisë. Për këtë nuk ka dëgjuar askush prej atyre që është dashur të mendojnë për këtë çështje.

Asnjë akuzë për sa vite që i kemi kaluar pas luftës. Material ka pasur dhe mundësitë kanë ekzistuar që të bëhet akuza kundër Serbisë. Jo veç që ka qenë rendi, por edhe realiteti. Dhe kërkesa për të pagjeturit është heshtur, në të kundërtën, është dashur kaherë që të futet në agjendën e këtyre bisedimeve. Dhe jo vetëm kaq, por edhe të problematizohet në rast nevoje për kaq kohë. Problemi ka qenë të përfaqësuesit kosovarë, të cilët si duket kanë qenë të kërcënuar dhe të trembur nga Serbia. Ua kanë gjetur pikën e dobët dhe i kanë shantazhuar. Kjo na ka lënë mbrapa. Deri më tash është dashur të kryhen edhe akuza edhe marrëveshja në mes Prishtinës dhe Beogradit. Askush nuk na ka faj ne, pos na vetvetes.

Çështja e akuzës për gjenocidin e Serbisë në Kosovë nuk është bërë me kohë, madje nuk është përmendur sa e si duhet sy më sy e në ndërmjetësimin e evropianëve. Kjo ka qenë shkaku kryesor që Serbia ka marrë rolin e viktimës, ndërsa Kosova zuri vendin e kriminelit. Dhe kjo është e dhimbshme. Dhe kjo ka shkaktuar dëm në kurriz të Kosovës. Dhe këtë është vështirë ta korrigjojmë si dhe çështja e Komunave me shumicë serbe. Apo variante në ndryshimin e kufijve. Tash ne na përmendin të huajt (gazetarët, etj.), ç’është puna me akuzën kundër Serbisë? Kjo është edhe turp për ne. Kësaj nuk i përngjan një shteti që mëton të jetë i pavarur. Nuk është dashur që personat me dy mendje të merren me këtë çështje.

Sepse pasojat janë haptas të pa logjikë dhe të pa korrigjueshme, ose vështirë të korrigjueshme. Me këtë i kemi bërë dëm vetin, e kemi favorizuar Serbinë. Nuk e di, a na di “për nder” Vuçiqi dhe vuçiqët?! Serbi përgjigjet, “asnjë gjykatë e institucion tjetër, nuk e përmend këtë çështje”. “Në Kosovë nuk ka pasur gjenocid!” Bukur. Kjo do të thotë, se, shqiptarët janë të pa dhimbshëm. Nuk ka nevojë akuza e as ankesa kundër Serbisë. Por marrëveshja nuk mund të bëhet në këtë mënyrë, sepse Serbia kërkon “dëmshpërblim”, pasi sipas kësaj mënyrë nuk po del fajtor. Është shumë urgjente për Qeverinë e tashme e Kosovës, të organizon ekspertët dhe të formulojë Akuzën kundër Serbisë. Është njëri prej pragjeve për marrëveshjen e ardhshme. Është strumbullari i krejt asaj që bëhet fjalë për këtë vend. Është sinjifikative edhe për meset e vendet tjera, që të respektohet kjo pjesë e mënyrë e marrëveshjes pa dyshim. Është lehtësim jo vetëm për shqiptarët, që të jemi në drejtim e duhur të marrëveshjes.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".