Ministrja Gërvalla udhëton për vizitë zyrtare në Izrael

  • E.K /
  • 06 May 2022 - 14:47
Ministrja Gërvalla udhëton për vizitë zyrtare në Izrael

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla do të udhëtoj në vizitë zyrtare në Izrael.

Vizita do të zhvillohet më tetë maj dhe ajo do të pritet nga homologu i saj, Yair Lapid.

Tutje gjatë vizitës Gërvalla do pritet edhe nga kryetari i Jerusalemit Moshe Leon, ministrin për Jerusalemin dhe Trashëgiminë Zeev Elkin, kryetarin e Federatës Izraelite të Odës Ekonomike Uriel Lynn dhe një grup mërgimtarësh, të cilët jetojnë në Izrael.

Vizita sipas njoftimit do të bëhet me qëllim të nënshkrimit të katër marrëveshjeve bashkëpunimi në fushën e kulturës, edukimit dhe bashkëpunimit ekonomik.

(Kosova Sot Online)