Njohja reciproke çelësi kryesor i dialogut të suksesshëm për normalizim me shtetin serb!

Njohja reciproke çelësi kryesor i dialogut të suksesshëm për normalizim me shtetin serb!
Njohja reciproke çelësi kryesor i dialogut të suksesshëm për normalizim me shtetin serb!

Muhamet Kelmendi

  • 06 May 2022 - 07:50

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Këtu është çelësi i paqes në Ballkan. Mos njohja e shtetit të Kosovës është pengesa kryesore për raporte të fqinjësisë së mirë midis Kosovës dhe Serbisë. Pozicioni i shtetit serb se Kosova është Serbi shpie vetëm te konfliktet e armatosura midis popujve. Pa hequr dorë Serbia nga pushtim i Kosovës nuk ka paqe. Pozita e tashme serbomadhe dërgon vetëm në konflikte.

-Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë për një kohë të gjatë ka ngelur në vend dhe nuk po lëvizë në drejtim të duhur, pikërisht pse shteti serb nuk është i gatshëm për njohjen e shtetit të Kosovës.

Senatorë të shumtë të SHBA-ve, analistë etj, po e shohin dialogun si bazë kyë të procesit të inkuadrimeve evropiane.

Si në Vashington, në Prishtine e në Beograd theksohet nga shumë politikan evroamerikanë se dialogu është bazë esenciale e perspektivës evropiane të shteteve të rajonit, dhe në këtë mes edhe për Kosovën dhe Serbinë. Kryesisht me dialog, si Senatori Chris Myrphy, ashtu edhe Ndihmës Sekretari për Marrëdhënie të Jashtme për Evropën Juglindore, z Schaheen , e bënë të qartë se dialogu duhet të përfundoj me njohje reciproke të shteteve. Qëndrimet e tilla janë mjet i qartë i presionit që si Serbia, ashtu edhe Kosova të shkojnë në dialog me gatishmëri për arritjen e marrëveshjes. Madje, përmendet që dialogu, kurrsesi nuk bënë të kushtëzohet, kuptohet nga asnjëra palë.

Këtu del qartë qëndrimi sipas të cilit Serbia duhet të dialogon pa u mbështetur në kushtin që ka për Asociacion dhe Kosova pa njohje të shtetit si kusht të dialogojë. Palët kërkohet që të shkojnë në dialog pa kushte me pikësynime që nuk lëvizin nga zgjidhjet politike.

Natyrisht se këto presione janë pozitive. Të dy palët duhet të kuptojnë pikësynimin e dialogimit përfundimtar:

Njohjen reciproke të shtetit sovran. Ky është përfundimi i dialogimit, kundër të cilit palët nuk mundë të jenë. Kuptohet se Kosova ka politiken e vetë të shtet ndërtimit. Këtë nuk e ka Serbia, sepse shteti serb është anëtare e OKB-se. Serbia po synon një subjekt të ri serb në Kosovë ose edhe madje tërë Kosovën që ta pushtojë. Kjo nuk duhet pranuar nga Republika e Kosovës. Kosova është territorialisht mjaft e vogël. Nuk ka ku të tkurret më shumë. Territori i Kosovës në madhësinë prej "20" mij km2. është serbizuar në të kaluarën. Ky territor i tashëm i Kosovës është minimumi i shtetit. Me këtë qartësohet pozicioni. Njohje reciproke pa Republikë srpska në Kosovë.

Kjo është vdekjeprurëse. Faktori ndërkombëtar kërkohet të bëjë preson mbi shtetin serb. Këtu është çelësi i paqes në Ballkan. Mos njohja e shtetit të Kosovës është pengesa kryesore për raporte të fqinjësisë së mirë midis Kosovës dhe Serbisë. Pozicioni i shtetit serb se Kosova është Serbi shpie vetëm te konfliktet e armatosura midis popujve. Pa hequr dorë Serbia nga pushtim i Kosovës nuk ka paqe. Pozita e tashme serbomadhe dërgon vetëm në konflikte.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".