Vetëm 194 qytetarë u vaksinuan kundër Covid-19 në 24 orët e fundit

  • E.K /
  • 06 May 2022 - 15:15
Vetëm 194 qytetarë u vaksinuan kundër Covid-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 194 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Kështu nga fillimi i procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.774 doza të vaksinës kundër Coronavirusit.

Me dozën e dytë janë imunizuar 822.237 qytetarë.

Ndërsa me dozën e tretë dhe atë përforcuese janë vaksinuar 101.8698 qytetarë.

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 194 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.774 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.237 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 101.869 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

(Kosova Sot Online)