Për shkak të Ditës së Evropës, mbyllen përkohësisht këto rrugë në Prishtinë

  • E.K /
  • 07 May 2022 - 10:40
Për shkak të Ditës së Evropës, mbyllen përkohësisht këto rrugë në Prishtinë

Komuna e Prishtinës, ka bërë të ditur se për shkak të aktiviteteve të cilat do të mbahen me rastin e ‘Ditës së Evropës’ të hënën me datë 9 maj, prej orës 9.00 në mëngjes deri në orën 5.00 mbas ditë, do të jenë të mbyllura këto rrugë: – Rruga ‘George Bush’, duke vazhduar në drejtim të Rrugës ‘Garibaldi’, deri te semaforët pranë Bankës Qendrore të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë,Për shkak të aktiviteteve të cilat do të mbahen me rastin e ‘Ditës së Evropës’ të hënën me datë 9 maj, prej orës 9.00 në mëngjes deri në orën 5.00 mbas ditë, këto rrugë do të jenë të mbyllura: Rruga ‘George Bush’, duke vazhduar në drejtim të Rrugës ‘Garibaldi’, deri te semaforët pranë Bankës Qendrore të Kosovës.

Aktiviteti “Dita e Lëvizshmërisë të së Ardhmes”, ka për qëllim promovimin e lëvizjes së lirë, andaj mos hezitoni; merrni biçikletat, trotinetët apo ecni në këmbë dhe bashkohuni iniciativës për shënimin e kësaj dite!

(Kosova Sot Online)