E mori një telefon pa e paguar, kapet nga policia gjakovari

  • E.K /
  • 07 May 2022 - 10:45
E mori një telefon pa e paguar, kapet nga policia gjakovari

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Gjakovë pasi e ka marrë një telefon në një mobil shop dhe nuk e ka bërë pagesën.

i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Nënë Tereza”, në Gjakovë.

“Rr. Nënë Tereza, Gjakovë 06.05.2022 – 17:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në Mobi-Shopin e ankuesit e kishte marrë një telefon dhe kishte ikur pa e bërë pagesën.  Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)