“A jeni për?”, pas rrugës njëkahore, Komuna e Prishtinës synon edhe një test tjetër

  • E.K /
  • 07 May 2022 - 13:35
“A jeni për?”, pas rrugës njëkahore, Komuna e Prishtinës synon edhe një test tjetër

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka dalë me një propozim të ri pas provës që e bënë me shndërrimin e rrugëve të kryeqytetit në njëkahëshe para dy javëve.  

Këtë herë, ai ka pyetur qytetarët nëse janë pro që fundjava në Prishtinë të jetë pa makina.

“A jeni për? Të ndalim makinat dhe të fillojmë nismën përmes së cilës qyteti frymon lirshëm!”, ka shkruar Zogaj në Twitter.

Në testin e rrugëve njëkahëshe u raportua për krijim të kolonave në disa pjesë të kryeqytetit, gjë që shkaktoi edhe reagimin qytetar.

(Kosova Sot Online)