Kështu duket Thumana pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit

  • E.K /
  • 07 May 2022 - 16:07
Kështu duket Thumana pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit

Në tërmetin tragjik të ndodhur më 26 nëntor të vitit 2019 si pasojë humbën jetën 51 persona dhe u plagosën mbi 1000 të tjerë.

Tërmeti shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe shembjen e qindra banesave duke lënë pa strehë shumë familje kryesisht në Thumanë dhe në disa zona të Durrësit.

Shqipëria u trondit nga një tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës rihter la një plagë të pashërueshme për familjet dhe të afërmit e 51 viktimave të tij. Mbi 200 mijë persona u preken direkt nga dëmet që la pas. Shqipëria u kthye menjëherë në qendër të raportimeve të mediave botërore.

Sot dy vjet më pas, Thumana e cila u shkatërrua nga tërmeti tashmë ka marrë një pamje tjetër.

Thumana para tërmetit:

Image
Image

 

Thumana pas tërmetit:

Image

Elvis Naçi/ Facebook

(Kosova Sot Online)