Një rrugë në New York do të emërohet 'Skënderbeu'

  • E.K /
  • 07 May 2022 - 16:11
Një rrugë në New York do të emërohet 'Skënderbeu'

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, ka takuar kryetarin e New Yorkut, Eric Adams.

Veliaj përmes një postimi bëri të ditur se një rrugë në New York do të emërohet me emrin e heroit shqiptar kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Përveç emërtimit që do ta marrë rruga e re, një tjetër rrugë në New York e mban emrin “Fan Noli”.

(Kosova Sot Online)