Maqedonia e Veriut goditet nga tërmeti

  • E.K /
  • 07 May 2022 - 16:19
Maqedonia e Veriut goditet nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 3.2 ballë të shkallës Rihter është ndjerë sot pasdite në Maqedoni, njoftojnë nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

Epiqendra e tërmetit ishte 17 kilometra në juglindje të Dellçevës, rreth orës 11:38 në një thellësi prej 2 kilometra.

Tërmeti është ndjerë edhe në Bullgarinë fqinje.

(Kosova Sot Online)