Këto dy rrugë në Prishtinë mbyllen nesër për qarkullim

  • A.P /
  • 08 May 2022 - 12:32
Këto dy rrugë në Prishtinë mbyllen nesër për qarkullim

Rrugët ‘George Bush’ dhe ‘Garibaldi’ në Prishtinë me datë 9 maj ditë e hënë do të jenë mbyllura prej orës 9.00 në mëngjes deri në orën 17:00, njofton komuna e Prishtinës.

Kjo për shkak të aktiviteteve që do të zhvillohen.

Njoftimi i plotë i Komunës:

Për shkak të aktiviteteve të cilat do të mbahen me rastin e ‘Ditës së Evropës’ të hënën me datë 9 maj, prej orës 9.00 në mëngjes deri në orën 17:00, këto rrugë do të jenë të mbyllura:

– Rruga ‘George Bush’, duke vazhduar në drejtim të

– Rrugës ‘Garibaldi’, deri te semaforët pranë Bankës Qendrore të Kosovës.

Aktiviteti “Dita e Lëvizshmërisë të së Ardhmes”, ka për qëllim promovimin e lëvizjes së lirë, andaj mos hezitoni; merrni biçikletat , trotinetët  apo ecni në këmbë  dhe bashkojuni iniciativës për shënimin e kësaj dite!

(Kosova Sot Online)