Shpërthen bombola e gazit te parkingu nëntokësor në Prishtinë

  • E.K /
  • 09 May 2022 - 11:18
Shpërthen bombola e gazit te parkingu nëntokësor në Prishtinë

Një bombol gazi ka shpërthyer para pak minutash në vendpunishten e parkingut nëntokësor në Prishtinë, në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes derisa ka bërë të ditur se nuk ka të lënduar.

“Policia e Kosovës ka pranuar një informacion lidhur me dyshimin e shpërthimit të një bombole gazi që ka ndodhur në rrugën ‘Xhorxh Bush’ në Prishtinë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

(Kosova Sot Online)