Në fjalimin për “Ditën e Fitores”, Putini pranoi humbjet në Ukrainë

  • E.K /
  • 09 May 2022 - 12:38
Në fjalimin për “Ditën e Fitores”, Putini pranoi humbjet në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin mbajti një fjalim të shumëpritur për Ditën e Fitores në Moskë. 

Fjalimi në paradën ushtarake ishte paksa i pazakontë sepse Putini jo vetëm që nuk shpalli një mobilizim të përgjithshëm apo luftë, gjë që u spekulua se mund të ndodhte, ai nuk njoftoi as lëvizje të mëtejshme.

Putin ka bërë akuza të ashpra kundër Perëndimit dhe NATO-s.

Por është interesante se në fjalim, Putin tha diçka që në fakt pranoi humbjet e Rusisë në Ukrainë, shkruan agjencia kroate e lajmeve, Index.

Putin përmendi ushtarët e plagosur dhe të vrarë në Ukrainë dhe mbajti një minutë heshtje për të vdekurit. 

Ai njoftoi gjithashtu ndihmë për fëmijët e ushtarëve të vrarë në Ukrainë, që është një njohje e rrallë e humbjeve ruse nga ana e tij. Ai tha se vdekja e çdo ushtari dhe oficeri është e dhimbshme për Rusinë dhe se shteti do të bëjë gjithçka për t’u kujdesur për familjet e tyre.

(Kosova Sot Online)