Gërvalla nënshkruan disa marrëveshje në Izrael, ja për çfarë bëhet fjalë

  • E.K /
  • 09 May 2022 - 13:50
Gërvalla nënshkruan disa marrëveshje në Izrael, ja për çfarë bëhet fjalë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz po qëndron për vizitë në Izrael ku ka takuar zyrtarë të shtetit dhe gjithashtu ka nënshkruar disa marrëveshje.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Schwarz dhe Lapid kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim në arsim, kulturë, shkencë, deklaratë të përbashkët për bashkëpunim në shumë fusha dhe bashkëprodhim filmi.

Njoftimin për këtë e ka bërë edhe ministri i jashtëm i Izraelit. 

(Kosova Sot Online)