Grabitet nën kërcënimin e armës taksisti në Prishtinë

  • E.K /
  • 11 May 2022 - 08:45
Grabitet nën kërcënimin e armës taksisti në Prishtinë

Punëtori i një kompanie taksish raporton se dy persona që janë paraqitur si pasagjerë, pasi kanë arritur në lokacionin që kanë kërkuar, nën kërcënimin e armës ia kanë grabitur 90 euro dhe dy telefona të firmës.

Nuk është raportuar për të arrestuar, teksa dukuria e grabitjes së taksistëve është në rritje në vendin tonë.

Njoftimi i plotë i policisë:

GRABITJE/ Fsh. Grashticë 10.05.2022 – 00:10. Ankuesi mashkull  kosovar punëtor-vozitës Taxi ka raportuar se nga qendra e Prishtinës kishte dy pasagjer të cilët kishin kërkuar që të i dërgoj në fshatin Grashticë dhe pasi që kishin arritur në atë lokacion, njëri prej tyre i kishte ekspozuar armën e zjarrit-revole dhe nën kërcënimin e armës ia kishin grabitur rreth nëntëdhjetë (90) € para te gatshme si dhe dy telefona te firmës. Rasti nën hetime.

(Kosova Sot Online)