Çfarë thuhet në raportin e policisë për sulmin ndaj profesoreshës së Mjekësisë

  • E.K /
  • 11 May 2022 - 09:04
Çfarë thuhet në raportin e policisë për sulmin ndaj profesoreshës së Mjekësisë

Policia e Kosovës e ka përfshirë në raportin 24 orësh sulmin fizik ndaj profesoreshës së mjekësisë Hatixhe Latifi-Pupovci. Rasti është hapur si “sulm ndaj personit zyrtar”.

Sipas policisë, i dyshuari i ka shkuar në zyrë profesoreshës dhe e ka sulmuar fizikisht.

“Arsyeja e sulmit ndërlidhet me vlerësimin e “pa drejtë” në provim, që ka bërë viktima ndaj djalit të dyshuarit”, njofton policia.

Ndërsa, mjeku gjinekolog Arsim Gashi, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR/Prishtinë 10.05.2022 – 16:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka shkuat në zyrën e viktimës femër kosovare (profesoreshë në fakultet) dhe e sulmuar fizikisht viktimën. Arsyeja e sulmit ndërlidhet me vlerësimin e “pa drejtë” në provim, që ka bërë viktima ndaj djalit të dyshuarit. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. 

(Kosova Sot Online)