Policia tregon se çka gjeti në veturën, lokalin e banesën e pesë të arrestuarve në Prizren

  • E.K /
  • 11 May 2022 - 13:27
Policia tregon se çka gjeti në veturën, lokalin e banesën e pesë të arrestuarve në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar sot pesë persona të dyshuar “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Të arrestuar janë E.T, T.L, V.S, L.H dhe D.M.

Pas bastisjeve në veturën, lokalin dhe banesën e të dyshuarve janë gjetur tri armë zjarri me 13 fishekë, tetë qese të vogla me substancë narkotike, dyshohet të jetë marihuanë me peshë 8.87 gram, · një qese që dyshohet të jetë substancës narkotike –kokainë, një qese që dyshohet të jetë substancës narkotike –kokainë dhe një peshore elektrike, një foli alumini për mbështjellje të narkotikëve, një pako letra ‘’rizlla’’.

“Ndaj të dyshuarve iniciohen rastet penale: ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’. Pas intervistimit në prezencë të avokatëve mbrojtës, pesë të dyshuarit me aktvendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

(Kosova Sot Online)