Syla – Lutfi Hazirit: S’të kemi pa moti, sa t’ka ndryshu humbja në Gjilan

  • A.P /
  • 11 May 2022 - 21:43
Syla – Lutfi Hazirit: S’të kemi pa moti, sa t’ka ndryshu humbja në Gjilan

Gazetari Valon Syla ka pyetur ish-kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, se sa e ka ndryshuar humbja e zgjedhjeve vitin e kaluar në komunë.

Haziri tha se ka pasur ndryshim dhe ka shpjeguar arsyet.

“Në kuptimin politik natyrisht se ndryshimi vjen, ndodh. Rezultati ka qenë i befasishëm për mua sepse ne i kemi fituar zgjedhjet politike, i kemi humbur zgjedhjet për kryetar komune për nja 450 vota elektorale, që i bie jashtëzakonisht shumë por që u ndërtua në rundin e dytë fronti kundër të parit”, tha Haziri.

Jam duke e bërë tranzicionin e lehtë, duke qëndruar në strukturë duke vazhduar me i eliminuar të gjitha problemet e gjetura, me i zbatuar rekomandimet që kanë dalë nga procesi zgjedhor, por jam më i fokusuar tash si nënkryetar i LDK’së”, tha Haziri.

“Qysh po të doket Gjilani me këtë kryetarin e ti, cilat janë përshtypjet e para”, e pyeti Syla.

“Duhet me lënë me prit. Prej momentit që e kemi dorëzuar më 9 dhjetor detyrën zyrtarisht, deri tash nuk ka ndodhur asnjë gjë. Ne e kemi lënë një buxhet të konsoliduar i cili ka pasur rritje të vazhdueshme”, tha ai.

(Kosova Sot Online)