Mehaj e zbulon agjendën e Kurtit në SHBA, thotë se do të shkojnë bashkë në Iowa

  • E.K /
  • 12 May 2022 - 10:08
Mehaj e zbulon agjendën e Kurtit në SHBA, thotë se do të shkojnë bashkë në Iowa

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka zbuluar se do të shkojë bashkë me kryeministrin Albin Kurti në Iowa.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, Mehaj ka udhëtuar mbrëmë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do të qëndrojë atje dy ditë.

Tutje, thuhet se Kurti e Mehaj do do të priten nga autoritetet më të larta shtetërore politike dhe ushtarake të Shtetit të Iowa-s.

“Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj mbrëmë ka udhëtuar për vizitë zyrtare dyditëshe në SHBA. Me këtë rast, Ministri Mehaj, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përveç tjerash, do të priten nga autoritetet më të larta shtetërore politike dhe ushtarake të Shtetit të Ioëa-s. Republika e Kosovës dhe Shteti i Ioëa-s, kutivojnë partneritetin e ngushtë ndërshtetëror tashmë mbi një dekadë dhe vizita përkatëse është në funksion të forcimit të mëtejmë të këtij partneriteti”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ndryshe, Kurti ka treguar mbrëmë se ka përfunduar vizitën e tij në “Bregun Perëndimor” të SHBA-së.

Ai nga “Golden Gate Bridge” ka dhënë një raport të plotë se si shkoi vizita e tij në Silicon Valley.

“Sapo përfunduam vizitën dy ditore në San Francisko të Kalifornisë në Silikon Valley zhvilluam një sërë takimesh me kompani të mëdha globale si Linkedin, VMWare, Airbnb, Mircosoft dhe Uber. Por edhe me firma investuese Andreessen Horowitz dhe Sumeru Equity Partners për të ofruar qasje në financa për për talentet kreative të Kosovës. Jemi takuar edhe me qendra të inovacionit teknologjik dhe social si dhe me profesionistë të teknologjisë të inovacionit dhe informacionit në kuadër të dialogut me mërgatën e të cilët punojnë në Oracle, Facebook. Amazon, Apple, Netflix e shumë të tjera.

Qëllimi kryesor i vizitës në shtetin e Kalifornisë ka pasur për fokus vendosjen e Kosovës në hartën botërore në investimeve në sektorin e teknologjisë dhe informacionit. Kompanitë me të cilën u takuam i kemi njoftuar për progresin ekonomik, teknologjik dhe demokratik në Kosovë. Për planet e qeverisë për të ardhmen dhe për mundësitë e pasura për investim në vendin tonë”, tha Kurti.

Ai ka treguar se vizitën do ta vazhdojë në Taxas.

“Nga këto fluturojmë për Dallas në Teksas”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)