Kryeministri Kurti takon komunitetin shqiptar në Texas të SHBA-ve

  • E.K /
  • 12 May 2022 - 10:58
Kryeministri Kurti takon komunitetin shqiptar në Texas të SHBA-ve

Kryeministri Albin Kurti është takuar me komunitetin shqiptar në Dallas të shtetit të Texasit në vazhdën e udhëtimeve të tij nëpër Amerikë.

Qendra Kulturore Shqiptaro Amerikane e Texasit ka publikuar fotografi nga takimi me kryeministrin Kurti.

Shefi i qeverisë kosovare po qëndron nga e premtja në ShBA dhe deri më tani ka qëndruar në Ëashington DC, San Francisco dhe Dallas.

Kurti në DC është takuar me kryeshefen ekzekutive të MCC-së, Alice Albright, kurse në qytetin teknologjik të bregut perëndimor ka vizituar kompanitë e njohura të teknologjisë.

(Kosova Sot Online)