Besarta Jashari ua dhuron kongresistëve amerikanë librin për gjenocidin serb në Kosovë

  • E.K /
  • 12 May 2022 - 14:56
Besarta Jashari ua dhuron kongresistëve amerikanë librin për gjenocidin serb në Kosovë

Besarta Jashari, vajza e heroit Hamëz Jashari, e mbijetuara e vetme e ofenzivës serbe në Prekaz të Skenderajt, ka dhënë detaje për vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me përfaqësues të Kongresit Amerikan.

Ajo përveç takimit që pati me kongresistin Colin Allred, bën të ditur se kongresistëve të tjerë iu ka dhuruar librin “NEVER FORGET! – The Serbian Genocide on Albanians 1844-1999″ të autorëve Prof.Dr.Nusret Pllana dhe MSc.Agim Aliçkaj.

“Për krimet serbe në shekullin e kaluar – ne nuk do të heshtim, që kjo histori kurrë mos të përsëritet. Shfrytëzova mundësinë që kongresistëve të ju dhuroj librin “NEVER FORGET! – The Serbian Genocide on Albanians 1844-1999” të autorëve Prof.Dr.Nusret Pllana dhe MSc.Agim Aliçkaj”, ka njoftuar ajo në ‘Facebook’

“Zoti e bekoftë Kosovën dhe SHBA-të”, ka përfunduar postimi i saj.

Postimi i plotë:

(Kosova Sot Online)