Lexoni edhe:
SHBA është mike historike e shqiptarëve, në mbështetje të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në NATO
Një çift në veri të Indisë, Uttarakhand, po padit djalin e tyre të vetëm dhe gruan e tij që nuk u dhanë nip pas gjashtë vitesh martesë.
Sanjeev dhe Sadhana Prasad, 61 dhe 57 vjeç, thonë se i shpenzuan kursimet e tyre duke rritur djalin e tyre, dhe për dasmën luksoze, raporton BBC.
Ata po kërkojnë kompensim me vlerë rreth 650,000 dollarë në rast se brenda këtij viti djali dhe nusja e tyre nuk sjellin në jetë një foshnjë të gjinisë mashkullore.
Prindërit thonë se kanë paguar për dasmë në një hotel me pesë yje, makinë luksoze me vlerë 80 mijë dollarë dhe muaj mjalti jashtë vendit.
“Djali im është i martuar për gjashtë vjet, por ata ende nuk po planifikojnë një fëmijë,” tha Prasad.
“Të paktën nëse kemi një nip me të cilin të kalojmë kohë, dhimbja jonë do të bëhet e durueshme”, u shpreh ai.
Avokati i çiftit, AK Srivastava, tha për The National se çifti i kishte kërkuar paratë “për shkak të dëshpërimit mendor”.
“Është ëndërr e çdo prindi të bëhet gjysh. Ata kishin vite që prisnin të bëheshin gjyshër”.
Kërkesa e çiftit, e depozituar në Haridwar, pritet të dëgjohet në gjykatë më 17 maj.
Haridwar, Uttarakhand | Parents move court against son&daughter-in-law, demand grandchildren/Rs 5 cr compensation.
— ANI UP/Uttarakhand (@ANINewsUP) May 11, 2022
They were wedded in 2016 in hopes of having grandchildren. We didn't care about gender, just wanted a grandchild: SR Prasad, Father pic.twitter.com/mVhk024RG3
(Kosova Sot Online)