Lushtaku: PDK nuk e voton propozimin e Qeverisë për pagën minimale

  • E.K /
  • 13 May 2022 - 12:48
Lushtaku: PDK nuk e voton propozimin e Qeverisë për pagën minimale

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka thënë se me Projektligjin për pagën minimale po bëhet dëm i madh tek kategoritë e caktuara.

Si i tillë, Lushtaku ka thënë se PDK-ja nuk e voton këtë propozim të Qeverisë.

“VV dhe Qeveria Kurti e dinë që keni harru dialogun social. Edhe në këtë pjesë projektligji që synon rritjen e pagës minimale por duhet të bëhet me dialog social siç është e përcaktuar për rritjen e pagës. E dimë që qeveria po mundohet ta tejkaloj çdo dialog social me këtë ligj. Ne si PDK e shohim që po bëhet një dëm i madh tek kategoritë e ndryshme sociale dhe nuk do ta votojmë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)