Mos përfshirja e rritjes së pensioneve për veteranët, “përplas” pushtetin dhe opozitën

  • E.K /
  • 13 May 2022 - 13:04
Mos përfshirja e rritjes së pensioneve për veteranët, “përplas” pushtetin dhe opozitën

Kuvendi i Kosovës po diskuton për projektligjin për pagën minimale e ku ky projektligj ka ngjallur debate e reagime të shumta nga pozita e opozita, ku këta të fundit janë deklaruar se nuk do të votojnë PËR, në rast se aty nuk përfshihet rritja e pensioneve pë veteranët dhe disa kategori të tjera.

Fillimisht si të tillë këtë projektligji e ka kundërshtuar Partia Demokratikët e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Mos përfshirja për ngritjen e pensioneve ka bërë që të tri partitë opozitare të deklarohen se ky projekt ligj duhet të kthehet mbrapa.

“LVV nuk ka arritur dot që të ketë një konsultim të mjaftueshëm, dhe të arrij që ajo pagë të jetë konformë rritjes enorme të çmimeve. Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar që paga minimale të jetë jo më re vogël se 350 euro, dhe ne e kemi parë që paga minimale do të jetë 250 euro, që është një shkelje tjetër e premtimeve të tij. Kategoritë që janë më të ndjeshmet, që kanë kontribut të veçantë në shtetndërtim, por që po ashtu kanë sfida të jetës në rritjen e çmimeve, po shkelen dhe po degradohen, siç është rasti me veteranët e luftës dhe me të verbrit. Ne si parti nuk do të votojmë dhe do të jemi kundër”, tha Mergim Lushtaku.

Kritika ndaj këtij projekt ligji ka pasur edhe LDK

“Ky është ndër ligjet më absurde që është shkruar deri më taniMënyra si e keni shkruar këtë ligj e targetoni vetëm një pjesë të sektorit privat pra nuk arrihet qëllimi i këtij ligji për barazi sociale. Ne nuk mund të themi se i kemi konsumu diskutimet dhe po lëvizim përpara pa këshillin ekonomik-social, qeveria s’mund të lëvizë pa një konsultim me komunitetin e biznesit. Këta janë partnerët socialë që qeveria domosdo duhet të komunikojë dhe t’i bëjë pjesë e vendimmarrjes. Në sistem demokratik kërkohet arritja e dakordimit dhe jo betonim në pozicione të caktuara” tha Avduall Hoti.

Edhe AAK është ndalur në pikën ku nuk përfshihet rritja e pensioneve për veteranët e luftës së UÇK-së.

“Ligji aktual për trajtimin e pagës minimale e ka specifikuar se pensioni i veteranit duhet të jetë i barabartë me pagën minimale. Pastaj kemi propozimin deri në kategorizim të veteranëve. Projektligji që e keni sjellë parasheh t’i largojë veteranët. Nëse e marrin këtë pension veteranët nuk mund të punojnë diku tjetër gjë që edhe kjo është diskriminim. Ne e shohim këtë qasje diskriminuese për këtë kategori. Dhe, kërkojmë që ky nen të largohet dhe pensionet e tyre të jenë të njëjta me pagën minimale. Këtu në Kuvend kjo kategori duhet të respektohet dhe të trajtohet dinjitetshëm përndryshe ne jemi kundër dhe nuk e votojmë derisa të ndryshohet”, ka thënë Bekë Berisha.

(Kosova Sot Online)