Vdes sundimtari shumëvjeçar i Emirateve Arabe, miku i madh i Kosovës

  • E.K /
  • 13 May 2022 - 13:11
Vdes sundimtari shumëvjeçar i Emirateve Arabe, miku i madh i Kosovës

Ka ndërruar jetë presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan. Sundimtari shumëvjeçar ndërroi jetë në moshën 73 vjeçare.

Ministria e Çështjeve Presidenciale të Emirateve të Bashkuara Arabe shpalli një periudhë zie 40-ditore dhe një pezullim tre-ditor të punës në të gjitha ministritë dhe sektorin privat duke filluar nga e premtja.

Nuk dihet ende se kush do të jetë pasardhës i tij, por flitet se sundimi do t’i takojë vëllaut të tij, Princit të Kurorës, Mohammed bin Zayed.

Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan njihej edhe si mik i madh i Kosovës ngase Emiratet Arabe kanë njohur që në fillim shtetësinë e Kosovës.

(Kosova Sot Online)