
Lexoni edhe:
Anëtarësimi në Këshillin e Evropës rast historik, dy të tretat e shteteve anëtare të kësaj organizate e njohin pavarësinë
Analisti politik, Agon Maliqi, ka thënë se deklaratat e qarta të Emisarit gjerman Sarrazin se Kosova e ka vendin në Këshillin e Evropës janë të mirëseardhura dhe të rëndësishme.
Maliqi ka shkruar në Twitter se është po aq e rëndësishme që Gjermania dhe Britania e Madhe t’i ndihmojnë Kosovës që të mos ketë pengesa nga disa njohës të pavarësisë së Kosovës në Evropë.
“Ky lloj i gjuhës së qartë nga i dërguari i Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor është shumë i mirëpritur dhe i rëndësishëm. Megjithatë, do të jetë po aq e rëndësishme që Gjermania dhe Britania e Madhe të ndihmojnë për t’u siguruar që të mos ketë pengesa midis disa njohësve kryesorë në Evropë. Ky moment është i rëndësisë së madhe ku dështimi nuk është një opsion”, ka shkruar Maliqi.
Gjermania dhe Britania e Madhe përmes ambasadave të tyre në Kosovë, dërguan mesazh të qartë se e përkrahin anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ndërkaq, ambasada e Francës në Kosovë, në një deklaratë tha se është vendim sovran i Kosovës për të aplikuar në Këshillin e Evropës por që prioritet për ta mbetet rinisja e dialogut me Serbinë.
(Kosova Sot Online)