Anëtarësimi në Këshillin e Evropës rast historik, dy të tretat e shteteve anëtare të kësaj organizate e njohin pavarësinë 

Anëtarësimi në Këshillin e Evropës rast historik, dy të tretat e shteteve anëtare të kësaj organizate e njohin pavarësinë 
Anëtarësimi në Këshillin e Evropës rast historik, dy të tretat e shteteve anëtare të kësaj organizate e njohin pavarësinë 

Skender Mulliqi

  • 14 May 2022 - 09:07

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

 Pas invazionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, Federata Ruse është përjashtuar më 16 mars nga Këshilli i Evropës. Në mungesë të këtij shteti , siç dihet dy të tretat e shteteve anëtare  të kësaj organizata e njohin pavarësinë e Kosovës. Meqenëse vendimi merret me dy të tretat , mundësia e pranimit të Kosovës është reale.

 -Kosova në mungesë të lobimit të duhur nga organet tona të shtetit, nuk ka arritur deri më tash, të anëtarësohet në shumë organizata të rëndësishme ndërkombëtare. Stagnimi në këtë drejtim për disa vite nuk ka justifikim për ish drejtuesit e shtetit, të cilët ishin shumë të dobët në diplomacinë e jashtme , duke I lëshuar kështu vend lobimit serb. Nga ky lobim i Serbisë jo që nuk arritëm ti bindim pesë shtetet e BE-së, që ta pranojnë pavarësinë e Kosovës, por na ndodhën 17 çnjohje .

Kjo ishte padyshim dështimi më i madh në diplomacinë tonë  të dobët. Kosova ende nuk është anëtare e Bashkimit Evropiane as Organizatës Botërore të Tregtisë , as e Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale. I përmenda më këtë rast këto organizma të rëndësishme  për të bërë të ditur lexuesve , së sa të mëdha ishin dështimet e kësaj opozite, e cila tash po gjën qime në veze, të shprehem më gjuhën e popullit tek qeveria e re. Të theksojmë edhe këtë të dhënë së Kosova është bërë anëtare e Bankës Botërore , Fondit Monetar Ndërkombëtar,Bankës Evropiane  për Rindërtim dhe Zhvillim , Komitetit Olimpik, Federatës Evropiane te Fudbollit dhe Federatës Botërore të Futbollit.

Por, për 23 vite të shtegtimit në liri  nuk janë të arritura të pritura. Të kthehemi më shumë të tema e Këshillit të Evropës ku edhe Ministrja e Punëve të Jashtme , zonja Donika Gërvalla ka aplikuar fizikisht pranë këtij organizmi shumë të rëndësishëm të BE-së, pas abstenimit të Rusisë.  Nëse Kosova anëtarësohet përfitimet  do të janë mjaft të mëdha, ku pos tjerash, qytetarët mund të kërkojnë drejtësi në Gjykatën e Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke përfshirë këtu edhe të drejtën për kompensimin e dëmeve të luftës.

Gjithashtu qytetarët  mund të adresojnë edhe çështje të tjera  në Gjykatën Evropiane, me pretendim të shkeljes së të drejtave të njeriut, sepse të qenit anëtar i Këshillit të Evropës, nënkupton që Kosova është pjesë e Gjykatë Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kjo i jep mundësi qytetarëve që eventualisht ndodhen në procedura gjyqësore në Kosovë dhe nuk janë të kënaqur me vendimet përfundimtare të organeve gjyqësore , që t’i adresohen kësaj gjykate, me qëllim të rivendosjes së drejtësisë. Pasi që Shqipëria është anëtare e Këshillit të Evropës  dhe është anëtare e NATO’s,  duhet sa më shumë të lobojë, që edhe  Kosova të bëhet pjesë e këtyre dy organizmave dominante .

Pas aplikimit të Kosovës në Këshill të Evropës, natyrisht si çdo herë reagon Serbia, e Vuçiqit,  duke ngritur alarmin, kundër aplikimit dhe kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, pikërisht ajo ndjenja e frikës për afrimin e momentit kush shteti serb do të ballafaqohet shpejtë edhe me padi kolektive e individuale të dëmeve dhe krimeve te luftës ,që shteti serb I ka kryer në Kosovë. Vuçiqi ka deklaruar se Kosova e ka shkelur Marrëveshjen e Uashingtonit dhe për këtë e ka thirrur edhe mbledhjen e Këshillit të Sigurisë.  Të gjitha këto janë kërcime që tashme janë bërë bajate dhe do të rezultojnë  pa ndonjë efekt për shtetin e pa reformuar serb. 

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".