11 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 14 May 2022 - 14:49
11 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

11 raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit.

Raste të vdekjes s’janë regjistruar. Janë shëruar 23 pacientë, derisa numri i rasteve aktive ka arritur në 339.

“Nga 646 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.740. Në total numri i rasteve aktive është 339”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

(Kosova Sot Online)