Lexoni edhe:
Pas Shqipërisë, kosovarët ia mësyjnë edhe Maqedonisë, kolona të gjata në kufi
Sot në Gjermani janë mbledhur ministrat e Jashtëm të G7, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Japonisë, SHBA-së dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell. Në komunikatën e përbashkët të lëshuar nga G7, përmendet edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, në mënyrë specifike edhe dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Siç thuhet në komunikatën e përbashkët, vendet e G7 i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe të zbatojnë plotësisht dhe pa vonesë marrëveshjet e kaluara.
Pas Shqipërisë, kosovarët ia mësyjnë edhe Maqedonisë, kolona të gjata në kufiLexoni edhe:
Ministrat e G7, kanë thënë se Kosova dhe Serbia duhet të normalizojnë raportet e tyre përmes një marrëveshje gjithpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme e cila do të mundësojë realizimin e perspektivave evropiane të të dy shteteve dhe që kontribuon në stabilitetin rajonal dhe përfitojnë të gjithë njerëzit në rajon.
“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, të zbatojnë plotësisht të gjitha marrëveshjet e kaluara pa vonesa dhe të normalizojnë marrëdhëniet e tyre përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme, e cila do të mundësojë realizimin e perspektivave të tyre përkatëse evropiane kontribuojnë në stabilitetin rajonal dhe përfitojnë të gjithë njerëzit në rajon”, thuhet në komunikatë.
Gjithashtu në komunikatë është vlerësuar fakti se Kosova është rreshtuar me perëndimin sa i përket sanksionve kundër Rusisë, është vlerësuar edhe përafrimi i Bosnjes, derisa kanë kërkuar që edhe Serbia ta bëj të njejtën.
(Kosova Sot Online)