U ndanë para dy vitesh, 21-vjeçari i zë pritën ish të dashurës dhe e rrah në mes të rrugës, shkak xhelozia

  • E.K /
  • 16 May 2022 - 09:20
U ndanë para dy vitesh, 21-vjeçari i zë pritën ish të dashurës dhe e rrah në mes të rrugës, shkak xhelozia

Dyshimet për tradhti, abuzimi me alkoolin e bixhozin e xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë. Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë, në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë, ku një vajzë është përballur me ish të dashurin e saj, i cili dyshohet se e sulmoi për motive të xhelozisë.

Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur mbrëmë, pak pas mesnatës, kur Policia u njoftua për një konflikt që kaloi në sulm fizik dhe si pasojë u lëndua një vajzë 20-vjeçare.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se më të marrë informatën, një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Dy palët e përfshira në rast janë shoqëruar nga Policia menjëherë në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin.

Sinjali mëson se nga deklarata e viktimës është kuptuar se ajo ka qenë në lidhje dashurie me të dyshuarin, raport ky që kishte përfunduar para disa vitesh, por i njëjti s’ka arritur të pajtohej me këtë fakt dhe për arsye xhelozie e ka sulmuar ish të dashurën.

Si rezultat i denoncimit, Prokurori ka dhënë urdhër që 21-vjeçari të ndalohet për 48 orë dhe të dërgohet në Qendrën e Mbajtjes, si i dyshuar për veprën penale “sulm”.

(Kosova Sot Online)