Rrethanat për anëtarësim në Këshillin e Evropës janë në anën e Kosovës

Rrethanat për anëtarësim në Këshillin e Evropës janë në anën e Kosovës
Rrethanat për anëtarësim në Këshillin e Evropës janë në anën e Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 16 May 2022 - 07:47

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është një e arritur e madhe për shtetin e Kosovës. Për atë kërkohet angazhim maksimal me anëtarët e KE që të votojnë për anëtarësim. Shikuar nga anëtarët që janë në përbërje të KE-së mundë të konstatohet se shumica e tyre duhet të jenë për anëtarësim të shtetit të Kosovës në KE. Kjo, për faktin se shumica e anëtarëve veç e kanë njohur shtetin e Kosovës.

-Këtu tash e tutje kërkohet punë edhe me anëtarët e KE-së që nuk e kanë njohur akoma shtetin tonë. Pikërisht duket fokusuar me 5- vendet e Unionit Evropian me të cilat duhet punuar akoma . Ka edhe shtete të tjera që janë anëtarë të Këshillit të Evropës e që nuk e kanë njohur Kosovën shtet, por janë më pak, se sa shtetet që e kanë njohur. Do të mjaftonte për anëtarësim në KE që të gjitha shtetet që e kanë njohur shtetin e Kosovës të jenë për e jo kundër. Tash kanë mbetur disa shtete që kanë ndikim të dukshëm. Këtu është Franca,Gjermania, Anglia, Italia, Spanja, Holanda etj. Me këto duhet punuar me një angazhim të madh pasi Kosova e ka paraqitur kërkesën për anëtarësim. Armiku më i madhe kundër anëtarësimit në KE të Kosovës nuk është më anëtare e KE-së. E ky shtet është Rusia që tash është jashtë. Mirëpo, përsëri agresioni serb ka përkrahje te shumë shtetet. Është 5-a e UE-së dhe disa shtete që nuk janë në UE-në. Rasti për anëtarësim është ideal dhe duhet shfrytëzuar. Shumica e shteteve e kanë të njohur pavarësinë e shtetit të Kosovës. Faktet e tilla tregojnë se ka mundësi dhe është rast historik për anëtarësim e Kosovës në KE. Bllokimi nga Serbia është de-jure i paarritshëm në Këshillin e e Evropës.

Nuk ka rëndësi deklarata e Selakovicit që është kundër anëtarësimit. Edhe pa kësi këtyre deklarimeve dihet se Beogradi është kundër. Serbia synon ripushtimin e Kosovës. Për atë, Serbia do përdorë të gjitha lidhjet dhe çdo vend për të treguar se është kundër. Megjithatë, momenti është në anën e Kosovës për anëtarësim. Edhe vetë Z.Olaf Scholz në Berlin deklaroi: "Do të ndihmojmë Kosovën dhe jemi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës". Kjo deklaratë është shumë domethënëse. Besohet se Berlini do të angazhohet që Kosova të anëtarësohet. Gjendja dhe rrethanat momentale në Evropë e në botë janë në anën e Kosovës. Mbetet të shihet edhe suksesi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".