Bislimi sot në karrigen e Kryeministrit, e drejton mbledhjen e qeverisë në mungesë të Kurtit

  • E.K /
  • 16 May 2022 - 09:40
Bislimi sot në karrigen e Kryeministrit, e drejton mbledhjen e qeverisë në mungesë të Kurtit

Anëtarët e kabinetit qeveritar të Kosovës do të mbledhen sot me fillim nga ora 10:00.

Mbledhja do të kryesohet nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, në mungesë të kryeministrit Albin Kurti, i cili ndodhet në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës, e cila do të udhëhiqet nga Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi”, njoftoi qeveria përmes një komunikate.

Në mbledhje, anëtarët e kabinetit qeveritar pritet të miratojnë disa vendime.

(Kosova Sot Online)