Banorët e Cyrihut votuan kundër zgjatjes së pushimit pas lindjes

  • E.K /
  • 16 May 2022 - 11:47
Banorët e Cyrihut votuan kundër zgjatjes së pushimit pas lindjes

Zvicra dje votoi për referendume të ndryshme, por Cyrihu në veçanti votoi për dy ligje që do vlejnë vetëm për kantonin e tij. Ata vendosen për moshën e votimit dhe pushimin e prindërve pas lindjes.

Sipas rezultateve, edhe në të ardhmen mosha minimale për të votuar do mbetet 18 vjet dhe jo 16 siç kërkonin disa parti. 65 përqind e banorëve të Cyrihut kundërshtuan votimin e moshave mbi 16 vjet.

Gjithashtu, nuk pati shansë të kalojë edhe iniciativa e kohës prindërore, bile duke pasur refuzim më të lartë prej 67 përqindësh. Iniciativa parashihte pushim 18 javor për dy prindërit pas lindjes, por qytetarët menduan se kjo po sjell ngarkesë ekonomike. Iniciativa e tillë mbështetej nga partia e majtë SP.

Deri tani gruaja ka 14 javë pushim të paguar, kurse për burrat kjo është dy javë.

(Kosova Sot Online)