Lajçak me kryediplomatin çek: Folëm për zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor

  • E.K /
  • 16 May 2022 - 12:29
Lajçak me kryediplomatin çek: Folëm për zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor

Përfaqësuesi special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me ministrin e Jashtëm të Çekisë, Jam Lipavsky.

Lajçak shkroi në Twitter se me kryediplomatin çek ka folur për zhvillimet aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Emisari europian tha se pati një takim të dobishëm me Lipavskyn.

Çekia është shteti i radhës që do ta marrë kryesimin e presidencës së Bashkimit Europian për 6 muaj.

(Kosova Sot Online)