Theren me thikë tre persona në Podujevë

  • E.K /
  • 17 May 2022 - 09:20
Theren me thikë tre persona në Podujevë

Tre persona janë sulmuar me shufër metalike dhe me thikë dje në Balloc të Podujevës.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fsh. Balloc, Podujevë, 16.05.2022-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka sulmuar fizikisht me shufër dhe mjet të mprehte thike, tre viktimat meshkuj kosovar. Viktima kane pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje.

(Kosova Sot Online)