Tërmkolli: 'Open Balkan' s’i duhet Kosovës as nëse Serbia ia njeh kufijtë

  • E.K /
  • 17 May 2022 - 10:11
Tërmkolli: 'Open Balkan' s’i duhet Kosovës as nëse Serbia ia njeh kufijtë

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka thënë se nisma “Open Balkan”, nuk i duhet Kosovës as nëse Serbia ia njeh kufijtë.

Siç thotë ajo, ky ëhtë projekt ruso-serb.

“Open Balkan” nuk i duhet Kosovës as me njohje të kufijve të saj nga Serbia. Është projekt ruso-serb si ” Ballkania” ose ” bota serbe”. Nuk i duhet as Shqipërisë dhe askujt një projekt jashtë domenit perëndimor prandaj si i tillë veç duhet të zhbëhet. Ambasadorët e Shqipërisë në vend të leksioneve Kosovës për këtë projekt antishqiptar është mirë t’i drejtohen me “këshilla” Edi Ramës!”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)