Brnabiq: Pres nga Quinti që të mos e përkrah aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

  • E.K /
  • 17 May 2022 - 12:11
Brnabiq: Pres nga Quinti që të mos e përkrah aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministrja serbe Ana Brnabiq tha se presin nga vendet e Quintit dhe anëtaret e G7-së që të mos e mbështesin aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ajo në një intervistë për TV Pink e konsideron aplikimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare si “kulm të cinizmit”.

Brnabiq thotë se aplikimi i vendit tonë për anëtarësim në Këshillin e Evropës vjen pasi siç tha ajo “politikanët në Prishtinë revokuan të drejtat themelore të njeriut të serbëve në Kosovë, kur u ndaluan serbëve të votonin më 3 prill dhe përpara se të merrnin pjesë në një referendum më 16 janar, referuar ligjit ndërkombëtar”.

“Ata po aplikojnë në një institucion, qëllimi përfundimtar i të cilit është respektimi i të drejtave të njeriut, mbrojtja e demokracisë dhe sundimit të ligjit. Ky është kulmi i cinizmit, jo shkelje e marrëveshjes sepse jemi mësuar me të. Ata tashmë kanë thënë se nuk kanë ndërmend të respektojnë marrëveshjen e Brukselit. Kosova po aplikon në Këshillin e Evropës për ata që kanë anuluar të gjitha të drejtat e serbëve nga Kosova. Unë jam veçanërisht e interesuar të shoh se si do të përgjigjen vendet e Quintit”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)