Gjukanoviq pritet me ceremoni shtetërore nga presidentja Osmani

  • E.K /
  • 18 May 2022 - 11:08
Gjukanoviq pritet me ceremoni shtetërore nga presidentja Osmani

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, është pritur me ceremoni të lartë shtetërore nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot në Prishtinë.

Gjukanoviq do të qëndrojë në Kosovë për dy ditë në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë.

Dy liderët e vendeve fqinje kanë nisur takimin e tyre, derisa pas takimit pritet të dalin në një konferencë për media.

Gjukanoviq më vonë do të zhvillojë takime edhe me liderë të tjerë në vend, përfshirë edhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca, me të cilin do të takohet nga ora 12:25.

(Kosova Sot Online)