Moment i vështirë për familjen Gucati e Haradinaj

  • E.K /
  • 18 May 2022 - 11:27
Moment i vështirë për familjen Gucati e Haradinaj

Shpallja fajtor i Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt me nga 4 vjet e gjysmë burg dhe nga 100 euro gjobë, ka bërë që familjarët të shpërthejnë në lot.

Familjet thonë se ky është një vendim i padrejtë sepse dokumentet kanë rrjedhur nga Specialja.

Në aktgjykim të shpallur ndaj Gucatit e Haradinajt, atyre u llogaritet  edhe koha e qëndrimit në paraburgim.

Xhejlone Haradinaj, bashkëshortja e Nasim Haradinajt deklaroi për RTK-në se e kanë pritur këtë dënim sepse po të ndodhte e kundërta do të befasohej.

Ajo tha se moment i rëndë ishte sidomos çasti kur gjykatësi u shpreh se ata dënohen në emër të popullit.

“Unë e kam ditur se do të ndodhë kjo. Por nuk jemi mërzitur sepse kur është atdheu në pyetje, jemi mësuar”, tha ajo për RTK-në.

E në familjen Gucati thanë se kanë pritur se do të ketë drejtësi por sipas tyre, kjo është një padrejtësi tjetër.

(Kosova Sot Online)