Forca të shtuara arrijnë te shkolla “Xhevdet Doda” pas kërcënimit për bombë, Policia jep detaje

  • E.K /
  • 18 May 2022 - 12:15
Forca të shtuara arrijnë te shkolla “Xhevdet Doda” pas kërcënimit për bombë, Policia jep detaje

Forca të shtuara Policisë së Kosovës kanë arritur të Shkolla “Xhevdet Doda”, atje ku është bërë një kërcënim për një mjet shpërthyes.

Drejtuesit e kësaj shkolle e kanë marrë kërcënimin përmes postës elektronike.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën në atë zonë. Ndërkohë që në një perimetër të caktuar policia ka evakuar nxënësit dhe personelin e shkollës, specialist të policisë po trajtojnë dhe verifikojnë informatën”, ka thënë Ahmeti.

(Kosova Sot Online)