Autobusi nga Kosova aksidentohet në Austri, dyshohet për 20 të lënduar

  • E.K /
  • 19 May 2022 - 08:48
Autobusi nga Kosova aksidentohet në Austri, dyshohet për 20 të lënduar

20 persona raportohet se janë lënduar nga aksidenti i ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit në një autobus nga Kosova në Salburg të Austrisë.

Tre nga udhëtarët raportohet se janë lënduar rëndë.

“Aktualisht dimë për tre të lënduar rëndë dhe 16 të lënduar lehtë”, tha zëdhënësja e Kryqit të Kuq Roberta Thanner për APA.

“Aktualisht nuk kemi raporte për viktima”, shtoi ajo.

Brenda autobusit raportohet se ishin rreth 25 udhëtarë.

(Kosova Sot Online)