Dyfishohet çmimi i taksive ilegale Prishtinë-Fushë Kosovë

  • E.K /
  • 20 May 2022 - 10:12
Dyfishohet çmimi i taksive ilegale Prishtinë-Fushë Kosovë

Pas luhatjeve të vazhdueshme të çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare, e si rrjedhojë edhe në tregun vendas, taksitë ilegale në Kosovë javë pas jave po i rrisin çmimet e biletave.

Ndonëse ka javë që çmimi i naftës bie pak, taksitë mbajnë një çmim standard dhe nuk e kthejnë çmimin e vjetër.

Së fundmi, taksitë ilegale që operojnë në relacionin Prishtinë-Fushë Kosovë, kanë rritur çmimin për një drejtim nga 70 cent në 1 euro.

Para lëvizjes së çmimeve të naftës, çmimi për një biletë në këtë relacion ka qenë vetëm 50 centë, kurse që aktualisht ai është ngritur në 1 euro.

Ndërkohë, shoferët e taksive ilegale vazhdojnë të arsyetohen për këtë rritje të çmimit, si pasojë e rritjes së çmimit të naftës.

(Kosova Sot Online)