Ushtarët e FSK-së, pjesëmarrës në stërvitjen ndërkombëtare “EFES 2022”

  • E.K /
  • 20 May 2022 - 10:22
Ushtarët e FSK-së, pjesëmarrës në stërvitjen ndërkombëtare “EFES 2022”

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se pjestarët e FSK-së do të marrin pjesë në stërvitjen ndërkombëtare “EFES 2022”.

“Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Republikën e Turqisë, një kontingjent yni udhëtoi për në Izmir të Republikës së Turqisë për të marrë pjesë në ushtrimin fushor ‘EFES 2022’, së bashku me 35 shtete pjesëmarrëse nga mbarë bota”, ka thënë Mehaj.

Sipas Mehajt, ky ushtrim ka për qëllimi demonstrimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të forcave pjesëmarrëse të shteteve të ndryshme, të koordinuara dhe harmonizuara për misione të përbashkëta paqësore dhe ndërveprueshmërinë në mes tyre.

“Vazhdojmë drejt sukseseve të radhës!”, shkroi ai në Facebook.

(Kosova Sot Online)