Nis protesta e punëtorëve të shtetit, i kërkojnë Kurtit t’ua plotësojë kërkesat për ta shmangur grevën

  • E.K /
  • 20 May 2022 - 14:03
Nis protesta e punëtorëve të shtetit, i kërkojnë Kurtit t’ua plotësojë kërkesat për ta shmangur grevën

Ka filluar protesta e punëtorëve të sektorit publik, e cila është organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

 Ata kanë kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që të plotësojë kërkesat e tyre, në mënyrë që të parandalohet greva e përgjithshme.

“Kryeministër! Realizo kërkesat tona! Parandalo grevën e përgjithshme”, ishte motoja kryesore e protestës.

Kërkesat e tyre janë vazhdimi i pagesës prej 100 eurosh për çdo muaj deri sa të fillojë zbatimi i Ligjit të Pagave në të cilin ligj kërkohet të merren parasysh propozimet e Federatave Sindikale anëtare të BSPK-së; Fillimi i zbatimit të Ligji për Sigurimin Shëndetësor dhe; Plotësim-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.

(Kosova Sot Online)